Botë

Putini nuk është kundër një takimi me Zelenskyn, thotë ministri i jashtëm turk

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin nuk është kundër bisedimeve të drejtpërdrejta me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Cavusoglu e ka bërë këtë deklaratë në një konferencë për shtyp të enjten në Antalia, pas takimit trepalësh të ministrave të jashtëm të Ukrainës, Rusisë dhe Turqisë.

“Është thënë se Zelensky është gati për këtë lloj takimi dhe Putini nuk është kundër tij në parim. Putin ia përmendi këtë ide edhe presidentit Erdogan”, ka thënë Çavusoglu.

Cavusoglu ka thënë gjithashtu se takimi ballë për ballë midis ministrit të Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe homologut të tij rus Sergey Lavrov – i lehtësuar dhe i mbajtur në Turqi të enjten, e që nuk rezultoi me ndonjë përpari, ishte të paktën një fillim.

“Askush nuk duhet të presë mrekulli me një takim, por një takim në nivel ministror është një fillim i rëndësishëm”, ka thënë ministri i Jashtëm turk.