Kryqi i Kuq i Kinës do të ndajë rreth 791,000 dollarë amerikan, në formë të ndihmës humanitare për Ukrainën, ka bërë të ditur të mërkurën Ministria e Jashtme kineze.
Kjo shënon ndihmën e parë për Ukrainën nga Beijingu zyrtar.
Ndihma në të cilën përfshihen ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme, do të dërgohet në Kryqin e Kuq të Ukrainës sa më shpejtë që të jetë e mundur, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Zhao Lijian.
Kina ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që palët të ushtrojnë "përmbajtjen maksimale" për të parandaluar një krizë masive humanitare.
Pekini gjithashtu ka refuzuar vazhdimisht ta quajë luftën në Ukrainë një pushtim rus.
Artikuj të ngjashëm
-
Kina do t’i ofrojë ndihmë humanitare Ukrainës
-
SHBA-ja po dërgon ndihmë ushtarake prej 425 milionë dollarësh në Ukrainë
-
SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë për Ukrainën
-
SHBA-ja përgatit paketë të ndihmave ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 400 milionë dollarësh
-
SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës armatim në vlerë 250 milionë dollarë