Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka akuzuar SHBA-në duke thënë se po kryen programe biologjike në Ukrainë. Zakharova akuzat i ka bërë në konferencë për media në Moskë, raporton Sky News.
Zakharova ka kërkuar që SHBA-ja të zbulojë detajet se çfarë ka bërë, ndërsa ka shtuar se ka parë dokumente që mbështesin pretendimet se amerikanët po fshehin përbërës të armëve biologjike në afërsi të kufirit Ukrainë – Rusi.
Ajo ka thënë se Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së po e drejton programin.
Disa ditë më parë gjeneral-majori rus Igor Konashenkov, ka bërë akuzat në mediumet ruse se mortaja, antraksi dhe kolera po zhvillohen nga SHBA-ja për përdorim si armë biologjike.
E sa i përket negociatave me Ukrainën, Zakharova ka thënë: “Do të jetë më mirë nëse arrijmë rezultate nëpërmjet negociatave paqësore. Kremlini shpreson për të bërë më tepër hapa para në raundin e ardhshëm të bisedimeve”.
-
Ndërprerja e dërgesave të armëve nga SHBA-ja inkurajon Rusinë, thotë Kievi
-
SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase
-
Rusia nuk do të pranojë bisedimet për armët sipas kushteve të SHBA-së
-
Zakharova: Britania mbron skenarin jugosllav në Ukrainë
-
Rusia akuzon SHBA-në se po kërkon përshkallëzim të luftës