Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë folur sot gjatë ditës në telefon për gati dy orë.
Elysee tha se Macron i kishte kërkuar Putinit që t'i jepte fund sulmit rus dhe të garantonte sigurinë e vendeve bërthamore të Ukrainës pasi granatimet shkaktuan një zjarr në vendin e uzinës bërthamore të Zaporizhzhia. Putini i tha Macronit se Rusia nuk kërkon të sulmojë centralet bërthamore.
Putin i tha gjithashtu Macronit se Rusia do t'i arrijë qëllimet e saj përmes “negocimit ose luftës”, tha presidenca franceze.
Ndërkohë leximi i Kremlinit thotë se Putini fajësoi ukrainasit për incidentin e centralit bërthamor. Ai i tha Macronit se kishte qenë një “provokim” i organizuar nga “radikalët ukrainas”. Ukraina ka fajësuar bombardimet nga forcat ruse.
Kremlini shtoi se personeli rus dhe ukrainas po ruanin bashkërisht vendin dhe se nivelet e rrezatimit ishin “normale”.
Putini tha gjithashtu se përpjekjet e së shtunës për evakuuar civilët nga qytetet jugore të Mariupolit dhe Volnovakhas kishin dështuar sepse “nacionalistët ukrainas” refuzuan t’i linin njerëzit të largoheshin dhe përdorën armëpushimet e përkohshme vetëm për të përforcuar vetën.
Ukraina tha se bombardimet ruse kishin vazhduar gjatë armëpushimeve të shtunën dhe të dielën. Më herët gjatë ditës së sotme, Kryqi i Kuq tha se të dy palët nuk kishin arritur të bien dakord për detajet se si do të funksiononin evakuimet.