Botë

Dështon evakuimi nga Mariupoli

Evakuimi i civilëve nga qyteti jugor ukrainas Mariupol është ndaluar për ditën e dytë rresht, ka njoftuar Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, raporton BBC.

Forcat ukrainase dhe ato ruse e kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimin e respektimit të armëpushimit për të lejuar qytetarët të largohen.

Ngjashëm kishte dështuar edhe të shtunën evakuimi nga Mariupoli.

Këshilli i qytetit të Mariupolit ka thënë se ka dështuar plani për evakuim. Është thënë se bombardimet ruse e kanë bërë të pamundur për civilët të largohen.

Qyteti është në ditën e pestë pa ujë, energji elektrike, ndërsa banorët po mbesin edhe pa ushqim e ujë të pijshëm.

Maximi një 27-vjeçar nga Mariupoli ka treguar se ishte i gatshëm të largohej nga Mariupoli por nisën sërish bombardimet.

“Shumë njerëz erdhën në qendër të qytetit pasi dëgjuan se ka armëpushim dhe autobusë që do t’i largojnë nga qyteti. Më pas nisën të kthehen në strehimore. Ka shumë trupa të pa jetë që gjenden nëpër rrugë dhe asnjëri nuk mund t’i largojë nga aty. Kemi mbetur pa ujë. Gazi është e vetmja gjë që ende funksionon”, ka thënë Maximi për BBC.

Image