Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar mëngjesin e së shtunës liderët perëndimorë se "po sillen si banditë", në përgjigjen e tyre ndaj pushtimit të Ukrainës.
Peskov pretendon se Perëndimi ishte i përfshirë në "banditizëm ekonomik" kundër Rusisë - dhe paralajmëroi se Moska do të përgjigjet.
Ai nuk specifikoi se çfarë do të sjellë kjo, por tha se do të ishte në përputhje me interesat ruse.
"Kjo nuk do të thotë se Rusia është e izoluar. Bota është shumë e madhe që Evropa dhe Amerika të izolojnë një vend, dhe aq më tepër një vend aq të madh sa Rusia. Ka shumë më tepër vende në botë”, ka thënë Peskov.
Ai vazhdoi të paralajmërojë SHBA-në kundër vendosjes së sanksioneve ndaj eksporteve ruse të energjisë.
Edhe
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
SHBA-ja dhe Evropa i kanë vënë sanksione të forta Rusisë dhe oligarkëve rusë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës, Vladimir Putin, ka thënë të premten se këto sanksione vetëm se do ta fuqizojnë Rusinë dhe se bota ende nuk e ka parë më të keqen në Ukrainë.
-
Asnjë sanksion s’do ta detyrojë Rusinë të ndryshojë në raport me Ukrainën, thotë Kremlini
-
Rusia i përgjigjet kërcënimit perëndimor: Zor të na izoloni
-
Kremlini refuzon të specifikojë se cilat vende mund të pajisen me armë nga Rusia
-
Putini paralajmëron Perëndimin: Mos lejoni Ukrainën ta godasë territorin rus