Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se vendeve të Ballkanit duhet t’u jepet një përgjigje përfundimtare sa i përket integrimit.
Në një intervistë të dhënë të enjten për televizionin gjerman ZDF, Scholzi ka thënë se kjo perspektivë duhet t’u jepet të paktën atyre vendeve që punojnë seriozisht në reforma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vendeve te Ballkanit më në fund duhet t'u japim përgjigje definitive sa i përket perspektives së integrimit. Këtë perspektivë e meritojnë së paku ato vende që seriozisht punojnë në reforma”, ka thënë Scholz.
Olaf Scholz është zgjedhur kancelari i nëntë i Republikës Federale të Gjermanisë nga Bundestagu, në dhjetor të vitit 2021.
Zgjedhja e tij i ka dhënë fund epokës 16-vjeçare të kancelares Angela Merkel.