Prodhuesi i dytë më i madh rus i naftës, Lukoil, po bën thirrje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Në një deklaratë në faqen e tij të internetit, kompania ka thënë se ishte e shqetësuar nga "ngjarjet tragjike në Ukrainë" dhe mbështeti negociatat për t'i dhënë fund konfliktit.
Bordi i kompanisë ka bërë thirrje për "ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të armatosur dhe mbështet plotësisht zgjidhjen e tij nëpërmjet procesit të negociatave dhe nëpërmjet mjeteve diplomatike".
Kompania mendohet të jetë një nga firmat e para të mëdha ruse që ka folur kundër pushtimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kompanitë shtetërore kineze pezullojnë blerjen e naftës ruse
-
SHBA-ja sanksionon kompanitë gjigante ruse të naftës: Moska ta pranojë armëpushimin
-
Trump i kërkon Evropës të ndalë importin e naftës ruse
-
Sllovakia dëshiron naftën ruse, ofron “zgjidhje teknike” për Ukrainën
-
Dorëhiqet shefi i kompanisë së dytë më të madhe të naftës në Rusi