Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë pohuar se më shumë se 5,700 trupa ruse janë vrarë në pesë ditët e para të luftimeve intensive në vend.
Në një video-mesazh të postuar në Facebook, një zëdhënës i shtabit të përgjithshëm të vendit ka thënë se mbi 200 ushtarë rusë janë kapur rob nga forcat ukrainase.
Zyrtari ka pohuar gjithashtu se 198 tanke ruse, 29 avionë, 846 automjete të blinduara dhe 29 helikopterë janë shkatërruar.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se forcat e Moskës kanë pësuar humbje të mëdha gjatë pushtimit të Ukrainës.
Të dielën, zyrtarët në Moskë u detyruan të pranojnë se forcat e tyre kishin pësuar viktima, pasi disa ditë pretendonin se asnjë ushtar rus nuk ishte vrarë.