Botë

Tajvani do t’i bllokojë bankat ruse nga SWIFT-i

Descriptive Text

Tajvani do t'u bashkohet masave për të bllokuar disa banka ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT "në hap" me vendet perëndimore, u tha gazetarëve të martën kryeministri Su Tseng-chang.

"Tajvani e ka dënuar Rusinë për pushtimin e saj në bashkëpunim me partnerët tanë demokratikë globalë. Ne do të bashkëpunojmë për vendimet e marra kundër bankave ruse njëkohësisht”, ka thënë Su, përpara një sesioni parlamentar.

Për më tepër, Tajvani do të "shqyrtojë" produktet e eksportuara në Rusi në përputhje me marrëveshjen Wassenaar - e cila rregullon kontrollet e eksportit për armët dhe mallrat dhe teknologjitë me përdorim të dyfishtë, u tha ligjvënësve ministrja e çështjeve ekonomike Wang Mei-hua.

Eksportet e tilla nuk do të lejohen "nëse nuk ka arsye legjitime”, është shprehur ajo.

Wang pranoi se tregtia e Tajvanit me Rusinë është minimale, por tha se prodhuesit kryesorë të çipave tajvanezë janë zotuar të gjithë të jenë në përputhje me politikat e qeverisë dhe rregulloret përkatëse.

“Ne do të shpallim masa specifike në kohën e duhur”, ka shtuar ajo.

Tajvani përbën më shumë se gjysmën e prodhimit botëror të çipave gjysmëpërçues. Ky shtet dërgoi 27 tonë furnizime mjekësore në Ukrainë të hënën.