Botë

Zelensky pretendon se Turqia do ta ndalojë kalimin e luftanijeve nga Deti i Zi

Turqia do të ndalojë kalimin e luftanijeve ruse përmes Detit të Zi, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Por, ai nuk ka thënë qartë nëse Turqia ka marrë një vendim të tillë. 

Zelensky ka thënë se shteti i kishte premtuar mbështetje ushtarake dhe humanitare.

Ndalimi i kalimit të luftanijeve ruse përmes Detit të Zi "për ne është tepër i rëndësishëm sot".

Të enjten, 13 ushtarë ukrainas u vranë në Detin e Zi pasi u bombarduan nga një anije dhe nga ajri.

Turqia ka dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, megjithëse presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se të dy shtetet janë mike për të.