Botë

92 punonjës të Chernobylit mbahen peng nga forcat ruse

 

92 punonjës të personelit operacional të termocentralit të Chernobylit po mbahen peng nga forcat ruse, tha ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, gjatë një konference për shtyp në Uashington, të premten.

Për shkak se personeli i termocentralit po mbahet peng, ata nuk janë në gjendje të punojnë me turne dhe të ndjekin rregullat strikte që kërkon termocentrali, tha ajo.