Botë

Putini i thotë ushtrisë ukrainase: Merrni pushtetin në duart tuaja

 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i është drejtuar me një fjalim Këshillit të Sigurimit rus, dhe indirekt edhe ushtrisë ukrainase, raporton BBC.

Ai thotë se ‘Banderites’ - një referencë për luftëtarin anti-sovjetik të Luftës së Dytë Botërore, Stepan Bandera - dhe të ashtuquajturit neo-nazistë "kanë vendosur armatim të rëndë duke përfshirë sisteme të shumta lëshimi raketash" në qytete, duke përfshirë Kievin dhe Kharkivin.