Mbretëria e Bashkuar po ndalon avionët civilë rusë nga hapësira e saj ajrore.
"Asnjë avion në një shërbim të planifikuar, i cili është në pronësi, qira ose operuar nga një person i lidhur me Rusinë, ose i regjistruar në Rusi, nuk do të fluturojë në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në një buletin drejtuar pilotëve, të sapo publikuar nga Departamenti i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLinja ajrore ruse Aeroflot aktualisht operon fluturime direkte midis Moskës dhe Londrës, sipas faqes së saj të internetit.
Buletini gjithashtu ndalon avionët rusë nga hapësira ajrore mbi detin territorial të Mbretërisë së Bashkuar. Kufizimi hyn në fuqi sonte dhe është caktuar të skadojë më 23 maj.