Botë

Gjermania ka kaluar kulmin e rasteve me Omicron

Foto: AP
 

Ministri gjerman i Shëndetësisë ka thënë të premten se ai mendon se shteti ka kaluar kulmin e infektimeve ditore me variantin Omicron, raporton AP.

Karl Lauterbach ka thënë se masat e qeverisë për të kufizuar disa lëvizje përditshmërie kanë qenë efektive, por paralajmëroi kundër relaksimit të nxituar të rregullave.