SHBA: Kryhet me sukses testimi i sistemit kundër raketave balistike Foto: Reuters

SHBA: Kryhet me sukses testimi i sistemit kundër raketave balistike

12 July 2017 08:31

Agjencia e mbrojtjes raketore në SHBA, ka thënë se ka kryer me sukses testimin e sistemit raketor THAAD, nga Alaska.

THAAD është pjesë e sistemit kombëtar të mbrojtjes ndaj raketave balistike.

Objektivi në formën e një rakete balistike me rreze të mesme u lansua mbi Oqeanin Paqësor në veri të Havait.

Agjencia njoftoi se sistemi i mbrojtjes kundër raketave balistike THAAD, nga Alaska, ka zbuluar dhe ndaluar objektivin.

Objektivi ishte i ngjashëm me raketat e testuara së fundmi nga Koreja e Veriut.

Ky testim është bërë pasi Koreja e Veriut ka deklaruar se më 4 korrik ka bërë testimin e një rakete balistike interkontinentale.

Testimi i raketës ngriti shqetësimet për kërcënimin që vjen nga Penjani.

Sistemi THAAD është i dizajnuar për ndalimin e raketave balistike brenda dhe jashtë atmosferës në fazën e tyre të fundit të fluturimit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme