I dyshuari kryesor për sulmin terrorist në Parin më 2015 ka thënë para gjyqit se kurrë nuk ka vrarë apo plagosur dikë.
Salah Abdeslam dyshohet për pjesëmarrje në një grup të xhihadistëve që ishin përgjegjës për një seri bombardimesh dhe gjuajtjesh në kryeqytetin francez që la 130 persona të vdekur dhe qindra të lënduar.
I thirrur për të dhënë dëshminë, ai tha: “Unë nuk kam vrarë askënd dhe nuk e kam plagosur askënd. Nuk i kam shkaktuar askujt as edhe një gërvishtje. Është e rëndësishme për mua ta them këtë”.
32-vjeçari dyshohet se planifikoi ta bombardonte veten në një sulm vetëvrasës në Paris, por që u praps në minutën e fundit, raporton Guardian. Policia gjeti një jelek shpërthyes që besojnë se ishte i tij.
Abdeslam tha se vendosi ta mbështeste Shtetin Islamik pasi shtetet perëndimore ishin përgjegjëse për sulmet bombarduese në Siri. Ai tha se vëllai i tij dhe shoku i ngushtë kanë qenë shefa operacionalë të sulmeve, kanë shkuar në Siri për të luftuar.