Kisha Ortodokse e Qipros ka paralajmëruar se do të pezullojë punën e priftërinjve të cilët e refuzojnë vaksinimin kundër COVID-19.
Kështu ka deklaruar të dielën drejtuesi i kësaj kishe, Kryepeshkopi Chrysostomos II, njofton “Al Jazeera” të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kryepeshkopit, 27 nga 123 priftërinj janë të pavaksinuar. Po ashtu janë edhe 15 të tjerë të cilët janë të përjashtyar nga procesi i vaksinimit për shkaqe mjekësore.
Paralajmërimi është se pezullimi do të zgjasë tre muaj, e në rast rezistence për mosvaksinim do të vazhdojë për edhe tre muaj të tjerë.
Kisha Ortodokse e Qipros tregoi se në rast se pezullimi nuk mjafton atëherë do të ketë edhe shkarkime.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë të Qipros, 71.1 për qind e popullsisë i ka marrë të dy dozat e vaksinës.
731 persona kanë vdekur në Qipro që nga fillimi i pandemisë, vendi që ka pak më shumë se 1 milion banorë.