Greqia është duke hasur rezistencë në vaksinimin e disa kategorive dhe grupmoshave, situatë që sipas autoriteteve po e çon vendin drejt një tjetër krize shëndetësore prej pandemisë.
Nisur nga kjo, duke filluar nga data 1 shtator qeveria greke ka vendosur që të pezullojë nga puna punonjësit e sektorit shëndetësor që nuk vaksinohen.
Gjasat janë që e njëjta praktikë të ndiqet edhe me kategori të tjera gjatë ditëve apo javëve në vijim.
Deputeti grek Ioannis Oikonomou ka thënë sot për mediat se do të duhet që të vaksinohen edhe 1 milion grekë, në mënyrë që vendi të futet në shina të sigurta për përballimin e pandemisë.
Ai u shpreh se janë kryesisht të rinjtë që refuzojnë të vaksinohen, por raste të tilla shihen shpesh edhe në stafet e sektorit të shëndetësisë sipas tij.
Greqia është duke kaluar kulmin e valës së katërt të pandemisë aktualisht duke shënuar nga 3-4 mijë raste të reja çdo ditë.
-
Greqia ashpërson rregullat shkaku i refuzimit të vaksinimit
-
Kisha Ortodokse e Qipros paralajmëron me pezullim priftërinjtë e pavaksinuar
-
Në Greqi, gjobë 50-euroshe për qytetarët mbi 60 vjeç të pavaksinuar
-
Në Shqipëri nga sot, punëtorët e pavaksinuar duhet të testohen çdo pesë ditë
-
Omicroni rikthen kohët e errëta