Botë

Vdesin dy persona nga orteku i borës në Turqi

Dy persona kanë vdekur në Erzurum të Turqisë Lindore, pas një orteku bore. Autoritetet njoftojnë se personat fillimisht ishin bllokuar në borë, në pistën e skijimit, derisa më pas janë gjetur.

Tash e sa javë Turqia po përballet me mot të ftohtë dhe borë të madhe. Ajo ka marrë vendim për ndalimin e fluturimeve në Aeroportin e Stambollit, derisa mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar. Në anën tjetër, Turqia Lindore është "e mësuar" me mot të ftohtë.