Botë

​Pjesa e dytë e ndihmës ushtarake amerikane mbërriti në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov deklaroi sot se kontingjenti i dytë i armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbërriti sot në Ukrainë në kuadër të ndihmës mbrojtëse, vlera e të cilave është 200 milionë dollarë.

Uashingtoni ka thënë se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mes të shqetësimeve nga Kievi dhe aleatët perëndimorë mbi grumbullimin e trupave ruse në kufirin e Ukrainës.

"Një tjetër zog në Kiev! Më shumë se 80 tonë armë për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës nga miqtë tanë në Shtetet e Bashkuara! Dhe ky nuk është fundi”, ka shkruar Reznikov në Twitter.

Pjesa e parë e rreth 90 tonëve ndihma ushtarake amerikane, përfshirë municionet, mbërriti në Ukrainë të shtunën.