Botë

Berlusconi shtrihet në spital

 

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është shtruar në një spital në Milano për ekzaminime mjekësore, një ditë pasi u tërhoq nga gara zgjedhore për presidencën.

Mediat lokale raportojnë se lideri i qendrës së djathtë është shtruar në spitalin San Rafaele, ku punon edhe mjeku i tij personal. Zyra e tij ka bërë të ditur se ai prej disa ditësh ka shkuar në atë institucion për t'i nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.