Emigrantë nga mbarë bota, që po mundohen të kompletojnë udhëtimin e tyre drejt Evropës nëpërmjet Hungarisë, janë kthyer në pjesë të fushatës politike të kryeministrit Viktor Orban.
Ai shpreson se do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Orbani pritet të përballet me një garë të fortë pas më shumë se një dekade në pushtet, tregojnë anketimet e fundit para zgjedhjeve të prillit. Dhe pikërisht tani, Orbani ka shtrënguar masat kundër emigrantëve. Dhe kthimi i diskursit të ashpër pas drojës se vendi mund të përballet me një fluks të ri emigrantësh, lidhet me drojën se Orbani mund ta humbë pushtetin. Kështu, mbështetësit e tij po mundohen të mobilizojnë votuesit konservativë. Në dhjetor, Orbani tha se vendi i tij ia ka dalë që gjatë vitit të kaluar të ndalë më shumë se 100 mijë emigrantë në kufi. Kritiku i madh i migracionit në Evropë, ka folur vazhdimisht se emigrantët po rrezikojnë kulturën e krishterë të Evropës, duke i fajësuar emigrantët edhe për përhapjen e koronavirusit në Evropë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrbani ka zbatuar politika joliberale në shtetin anëtar të Bashkimit Evropian, duke nxitur reagime të brendshme dhe të jashtme.