Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka paralajmëruar se sot do të jetë “numër katastrofal i të infektuarve me koronavirus”.
Rastet e reja në Serbi dalin rreth orës 15:00.
Të hënën, në këtë vend u shënuan gati 13 mijë raste pozitive, ndërkohë humbën betejën me COVID-19 27 pacientë.
“Numrat janë katastrofal, por e mira e kësaj është se pasqyra klinike e të prekurve me COVID-19 është e mirë”, tha kryeministrja Bërnabiq, përcjell gazeta “Danas”.
Në fakt, edhe në shtetet fqinjë është shënuar numër i madh i rasteve me COVID. Sllovenia ka raportuar të martën për mbi 9000 raste të reja pozitive.