Është gjetur trupi i pajetë i gruas britanike që u raportua e zhdukur pas cunamit në Tonga.
Vëllai i saj deklaroi se familja ndihet “e shkatërruar” pasi Angela Glover vdiq duke u përpjekur t’i shpëtonte qentë e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi deklaroi se trupi i saj u gjet nga bashkëshorti, që kishte arritur të ngjitej në pemë kur vala e fuqishme goditi lokacionin.
“Angela dhe James e donin jetën e tyre në Tonga dhe e adhuronin popullin”, deklaroi Eleini.
Valët e cunamit të shkaktuara nga një shpërthim gjigant vullkanik nënujor kanë goditur Tongan e Paqësorit, ditë më parë.
Pamjet e mediave sociale treguan ujin duke përfshirë një kishë dhe disa shtëpi, dhe dëshmitarët thanë se hiri po binte mbi kryeqytetin, Nuku'alofa.
Një paralajmërim për cunami i shtyu banorët të përpiqeshin të ngjiteshin në tokë më të lartë.
Shpërthimi i vullkanit Hunga Tonga-Hunga Haʻapai shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Paqësorin Jugor.
