Botë

Sulmi me dron në Abu Dhabi mbi cisternat me naftë lë tre të vdekur

Foto: Al Jazeera
 

Të paktën tre persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të tri cisternave me naftë në Abu Dhabi, në një sulm të dyshuar me dronë, sipas autoriteteve të Emirateve.

Policia e Abu Dhabit ka njoftuar të hënën se tre kamionë cisternë karburanti kishin shpërthyer në zonën industriale Musaffah, pranë depove të firmës së naftës ADNOC dhe se një zjarr kishte shpërthyer gjithashtu në një kantier ndërtimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Abu Dhabit, raporton Al Jazeera.