Botë

2021 shënoi shkallën më të ulët të lindjeve në Kinë

Foto: BBC
 

Shkalla e lindjeve në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët gjatë vitit 2021, gjë që ka bërë Pekinin gjatë atij viti të fillojë të lejojë çiftet që të kenë deri në tre fëmijë.

Të dhënat e publikuara të hënën tregojnë se shkalla e lindjes gjatë vitit 2021 prej 7,53 lindjesh për 1000 njerëz, ishte më e ulëta që nga viti 1949, kur Byroja Kombëtare e Statistikave filloi të grumbullonte të dhënat.