Botë

Çka po e shkakton kaosin në Kazakistanin e pasur me rezerva?

Tymi del prej ndërtesës së Kuvendit Komunal në Almaty, në Kazakistan, pas ashpërsimit të protestave kundër Qeverisë vendase për ngritjen e çmimeve

Kazakistani është përfshirë në protestat më të ashpra në rrugë që nga koha e fitimit të pavarësisë tri dekada më parë.

 

Shtypja e zërave kritikë në Kazakistan ka qenë prej kohësh normë. Çdo figurë që aspiron të kundërshtojë qeverinë ose është shtypur, anashkaluar ose kooptuar. Pra, megjithëse këto demonstrata kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha - disa duke tërhequr më shumë se 10.000 njerëz, një numër i madh për Kazakistanin - nuk ka pasur liderë të lëvizjes së protestës

Kazakistani është përfshirë në protestat më të ashpra në rrugë që nga koha e fitimit të pavarësisë tri dekada më parë.

Shpërthimi i paqëndrueshmërisë po shkakton shqetësim të madh në dy fqinjët e fuqishëm të Kazakistanit: Rusinë dhe Kinën. Vendi shet shumicën e eksporteve të naftës në Kinë dhe është një aleat kryesor strategjik i Moskës.