Policia në jug të Kinës është kapur në kamera duke u bërë paradë nëpër rrugë katër personave që i arrestoi, në një rast tjetër të turpërimit në publik të të arrestuarve, shkruan BBC.
Katër burrat akuzohen për trafikim të njerëzve nëpër kufij në Kinë, që kanë qenë të mbyllur kryesisht për shkak të COVID-19.
Të arrestuarit, të cilët ishin të veshur me veshje mbrojtëse, kanë kaluar nëpër rrugët e qytetit Jingxi në provincën Guangxi.
Ky turpërim është përcjellë me reagime të shumta online,. Imazhet dhe videot e incidentit, që ka ndodhur më 28 dhjetor, tregojnë katër burrat duke ecur me veshje mbrojtëse nën përcjellje të policisë, ndërsa mbanin pano me emrin dhe foton e tyre.