Botë

OBSH-ja bën lutje: Anuloni festimet e Vitit të Ri

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lutur njerëzit të anulojnë planet e tyre për fetë në fundvit që të mbrohet shëndeti publik nga shpërndarje e shpejtë e variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

“Një ngjarje e anuluar është më mirë se anulim i gjithë jetës”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke shtuar se nganjëherë duhen marrë “vendime të vështira”.