Një kamion është përplasur me disa mjete ushtarake amerikane në një autostradë në Bavaria të hënën, në atë që policia gjermane e ka përshkruar aksident, raporton agjencia AP.
Ushtria ka njoftuar se nuk ka pasur lëndime në mesin e personelit amerikan, por tetë ushtarë janë dërguar në spital për kontroll. Ndërkohë gazeta gjermane “Bild” ka raportuar se shoferi i kamionit është djegur në kabinën e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAksidenti ndodhi në autostradën A3 në afërsi të Neumarktit në Oberpfalz. Pajisjet ushtarake amerikane ishin në shiritin anash autostradës dhe policia ka thënë se kamioni është përplasur nga prapa konvojin ushtarak.
Policia gjermane kishte raportuar për lëndime, por nga ushtria amerikane ka thënë se nuk ka të lënduar në mesin e personelit ushtarak amerikanë. Në mesin e konvojit ushtarak amerikan ishte edhe një cisternë e naftës. Shoferi raportohet se është djegur brenda kamionit të tij.