Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria e Birmanisë thuhet se kreu vrasje mizore në disa fshatra

Ushtria e Birmanisë kreu një seri vrasjesh masive në korrik të këtij viti, thuhet në një hulumtim të BBC-së, ku dëshmitarë okularë dhe të mbijetuarit thanë se ushtarët, mblodhën fshatarë duke i ndarë nga bashkëshortet, para se t'i vrisnin.

Pamjet tregojnë krimet mizore, derisa vrasjet thuhet se ndodhën në disa fshatra. Ushtria është përballur me rezistencë të civilëve që kur mori kontrollin e vendit pas një grusht-shteti në shkurt. Kjo shkaktoi rrëzimin e lideres Aung Sann Suu Kyi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krimet ndodhën në fshatin Yin, ku të paktën 14 persona u rrahën e torturuan për vdekje.

Një burrë që arriti t'u shpëtonte duarve të ushtarëve rrëfeu për keqtrajtimet. "Ata i lodhën, i rrahën me gurë dhe kondakë të pushkëve, dhe u torturuan gjatë tërë ditës. Disa ushtarë dukeshin të rinj, rreth 17 apo 18-vjeç."