Botë

Katër fëmijë vdesin nga zjarri që ua përfshiu shtëpinë në Londër

Katër fëmijë të vegjël kanë vdekur nga një zjarr në shtëpi në Sutton, në jug të Londrës.

Fëmijëve - të cilët besohet se janë të gjithë të lidhur familjarisht - iu dha CPR e menjëhershme nga zjarrfikësit e thirrur.

Atyre iu dha trajtimi derisa mbërritën ekipet e ambulancës dhe u dërguan në dy spitale të veçanta, ku u konstatuan vdekjen.

Nuk ka të arrestuar, ndërsa shkaku i zjarrit nuk dihet, ka bërë të ditur Policia, raporton BBC.

60 zjarrfikës luftuan me një zjarr "intensiv" në të gjithë katin përdhes të pronës, ka thënë Brigada e Zjarrfikësve në Londër.

Pasi gjetën fëmijët brenda shtëpisë, ekipet i nxorën jashtë ku iu dha "kujdes i menjëhershëm emergjent".