Një stuhi e fuqishme ka goditur Los Angelesin, duke alarmuar për rrëshqitje të dheut dhe përmbytje në disa pjesë të qytetit.
Disa lagje kanë marrë paralajmërimet për evakuime shkaku i mundësisë së rrëshqitjeve të dheut. Situatë e ngjashme është edhe në Kaliforninë Veriore.
Autoritetet kanë paralajmëruar për ortek të mundshëm në dy qytete shkaku i borës së madhe që ka rënë në ditët e fundit.
Një stuhi e dytë pritet të godas Kaliforninë në fund të javës, që do të sjellë të reshura të mëdha të borës.