Botë

Qindra veta të bllokuar nga zjarri në Qendrën Tregtare në Hong Kong

Qindra njerëz janë bllokuar në Qendrën Tregtare Botërore të Hong Kongut, pas shpërthimit të një zjarri të mërkurën.

South China Morning Post raportoi se më shumë se 300 njerëz janë bllokuar në çatinë e ndërtesës dhe të paktën katër persona janë lënduar.

Sipas mediave lokale, zjarri shpërtheu në orën 12:37 pasdite me kohën lokale në një dhomë ndërprerëse elektrike përpara se të shpërndahej.

Citizen News, duke cituar një oficer policie në vendngjarje, vlerësoi numrin e personave të bllokuar në çati rreth 350.

Hong Kong Free Press tha se zjarri është ende në vazhdim dhe niveli i alarmit është ngritur pasi zjarrfikësit po përpiqen të shpëtojnë disa njerëz duke përdorur shkallët e emergjencës. /Al Jazeera