Botë

Forma e veçantë e kundërshtimit të regjimit në Birmani

 

Qytetarët në krejt Birmaninë kanë marrë pjesë në grevën e heshtur, duke lënë të zbrazëta autostradat dhe qendrat tregtare. Kjo ishte protestë kundër qeverisë ushtarake që ka ashpërsuar qëndrimet ndaj birmanëve.

Yangoni, qyteti më i madh i Birmanisë, përjetoi heshtje të frikshme për shkak se qytetarët ishin mirë të organizuar në planin e tyre.