Botë

Gjendet makina dhe mbetjet mortore 45 vjet pasi një i ri ishte zhdukur

Descriptive Text

Zyrtarët amerikanë besojnë se zbulimi i mbetjeve njerëzore në një makinë në fund të një përroi në Alabama ka zgjidhur misterin e një studenti që u zhduk 45 vjet më parë.

Në vitin 1976, Kyle Wade Clinkscales u largua nga LaGrange, Georgia, për t'u kthyer me makinë në Auburn në Alabama, por nuk arriti kurrë.

Zhdukja e 22-vjeçarit dhe Pintos së tij të vitit 1974 nuk është zbardhur kurrë.

Por të martën një banor pa një makinë të zhytur në përrua.

Pasi nxorrën mjetin, hetuesit konfirmuan se makina i përkiste Clinkscales.

Ata gjetën ato që dukej të ishin kocka njerëzore së bashku me kartat e identifikimit dhe kreditit që i përkisnin njeriut të zhdukur, tha sherifi i qarkut Troup James Woodruff në një konferencë shtypi.

“Për 45 vjet ne e kemi kërkuar këtë djalë të ri dhe e kemi kërkuar këtë makinë. Ne kemi kulluar liqene por nuk është gjetur asgjë”, ka thënë ai.

Tani janë duke u zhvilluar teste për të konfirmuar se mbetjet i përkasin Clinkscales.

Policia kishte deklaruar më parë se besonte se studenti ishte vrarë.

Në vitin 2005, dy persona u arrestuan për deklarata të rreme, pasi prindërit e të zhdukurit morën një telefonatë nga dikush që pretendonte se kishin parë njerëz që largonin djalin e tyre në kohën e zhdukjes së tij.