Botë

Pendarovski takohet me Escobarin, theksohet mbështetja e fuqishme nga SHBA-ja

 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot ka takuar zëvendësndihmës sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ku kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve, si dhe për gjendjen në rajon.

Në takim, Pendarovski, siç njoftojnë nga zyra e tij, ka thënë se të dyja vendet në vazhdimësi e nxisin dialog produktiv politik dhe shprehu besimin se marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë të zhvillohen me ritëm edhe më të fortë.