Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

30-vjeçari vret 12 familjarë të tij në Iran, përfshirë babanë e vëllain

Flamuri i Iranit

Flamuri i Iranit

Një 30-vjeçar ka vrarë 12 familjarë të tij, përfshirë babanë dhe vëllain e tij në Iran, ka raportuar CNN.

Raportohet se burri ka përdorur një kallashnikov dhe më pas është vrarë nga forcat e sigurisë në provincën Kerman.

Dyshohet se shkaku i vrasjes masive, në një fshat të thellë, ishte një mosmarrëveshje familjare.

Vrasjet masive janë të rralla në Iran, ku pushkët e gjuetisë janë të vetmet armë që njerëzit lejohen t’i mbajnë. Tri vjet më parë, një punëtor i shkarkuar i një institucioni shtetëror në Iran vrau tre njerëz dhe plagosi pesë të tjerë para se ta vriste veten.