Botë

Vdes adoleshenti i katërt nga gjuajtja me armë në një shkollë në SHBA

Është shënuar edhe viktima e katërt nga gjuajtja me armë zjarri të martën në një shkollë të mesme në Michigan të SHBA-së.

Justin Shilling, 17 vjeç ka vdekur të mërkurën në spital, rreth orës 10:00 sipas kohës lokale. Nuk është bërë e ditur se në cilën pjesë të trupit ishte plagosur Shilling.

Ndërkohë, Hanas St.Juliana, 14 vjeç, Tate Myre 16 vjeç, dhe Madisyn Baldwin 17 vjeç, janë tri viktimat tjera të këtij sulmi, pasi një person ka gjuajtur me armë zjarri në shkollë, pak para orës 13:00 të martën.

Myre u qëllua kur u përpoq të çarmatoste sulmuesin, dhe vdiq në një makinë derisa po dërgohej me urgjencë në një spital të zonës, ndërkaq, Shën Juliana dhe Baldwin u shpallën të vdekur kur zyrtarët mbërritën në vendngjarje.

Polica kishte deklaruar se i dyshuari kishte gjuajtur të paktën 12 fishekë dhe kishte pasur shtatë fishekë të tjerë kur u dorëzua.

Policia tha gjithashtu se nuk ishte ende e qartë se cili ishte motivi i sulmit, por se ata po kërkonin llogaritë e tij në mediat sociale për të dhëna, pasi gjetën fotografi të tij duke qëlluar me pistoletë në një objektiv.

Disa studentë në shkollë u thanë mediave lokale se ai po ngacmohej.