Tre persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar gjatë të shtënave me armë të martën në një shkollë në Michigan.
Tre të vdekurit besohet se janë studentë, ndërsa një nga të plagosurit mësues, kanë thënë autoritetet.
I dyshuari është identifikuar si një djalë 15-vjeçar, student i asaj shkolle, raporton CNN.
I dyshuari u arrestua menjëherë pas arritjes së policisë. Autoritetet thanë se është shtënë 15-20 herë me armë.
Ndërkaq, shtuan se besohet se djali ka vepruar i vetëm.