Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Etiopia u bën thirrje grave të mobilizohen kundër rebelëve

Qeveria e Etiopisë po i inkurajon gratë që të ndihmojnë përpjekjen luftarake, duke dhuruar para, ushqim, madje edhe gjak për trupat qeveritare që po luftojnë në rajonin separatist, Tigrej.

Gratë janë bërë bashkë duke bartur thasë të mëdhenj me ushqime të mbledhura nga lagjet e tyre. Ato thonë se po ndihmojnë burrat që ndodhen në vijat e frontit. Lomi Bekele, mbështetëse e trupave qeveritare, ka thënë se është e gatshme të bëjë gjithçka për ushtarët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka treguar se si gratë po mbledhin para dhe po japin gjak. Gratë e intervistuara kanë thënë se po e ndajnë me kënaqësi kohën e tyre në shërbim të kauzës qeveritare.

Edhe infermieret janë angazhuar vullnetarisht për t’u marrë qytetarëve gjak për ushtarët e plagosur.