Botë

Tre deputetë britanikë të dehur në vizitë ushtarake

Tre deputetë janë akuzuar për “minimizim të respektit për Parlamentin” pasi dyshohet se u dehën gjatë fluturimit për një vizitë të forcave të Mbretërisë së Bashkuar në Gjibraltar.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace ka thënë se Drew Hendry, David Linden dhe Charlotte Nichols, i kanë vënë mikpritësit në “pozitë të vështirë”.

Të tre deputetët ishin në një grup prej 15 personash që merrnin pjesë në një udhëtim për Gjibraltar.

Disa dëshmitarë kanë thënë se tre deputetët ishin të dehur kur avioni preku tokën. Një dëshmitar tha se ata kishin pirë para nisjes nga Heathrow dhe më pas edhe gjatë fluturimit, shkruan BBC.

Dy shoqërues ushtarakë që shoqëronin grupin e deputetëve gjatë udhëtimit ishin aq të shqetësuar për sjelljen e tyre, sa që i raportuar në Ministrinë e Drejtësisë së Londrës.

Nga një zëdhënës në Gjibraltar u tha se nuk kishte “asnjë raport të ndonjë sjelljeje agresive” në aeroport.