Udhëheqësit e Pakistanit dhe Kinës i bënë apel të përbashkët komunitetit ndërkombëtar, për ndihmë urgjente humanitare dhe ekonomike në Afganistan.
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, diskutuan për situatën në Afganistan gjatë një bisede telefonike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë deklaratën e lëshuar më pas, ata thanë se njerëzit atje kanë nevojë për ndihmë ndërkombëtare, që “do t’iu lehtësonte vuajtjet” dhe “do të parandalonte jostabilitetin”.
Qeveritë perëndimore kanë ndërprerë fondet e ndihmave për Afganistanin, prejse talibanët kanë marrë pushtetin në muajin gusht.
Aktualisht, sundimtarët talibanë nuk kanë qasje në rezervat prej 9 miliardë dollarësh të Bankës Qendrore afgane - shumica e të cilave mbahen në SHBA.
Një ditë më herët, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se miliona afganë do të përballen me uri gjatë këtij dimri, nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme për t’i ndihmuar ata.
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së tha se rreth 22.8 milionë aganë përballen me pasiguri ushqimore.
Shifra nënkupton më shumë se gjysmën e popullsisë afgane.