Botë

Izraeli miraton planin e shpenzimeve për pakicën arabe

Kryeministri i Izraelit, Naftali Benett (Foto: AP)
 

Qeveria e Izraelit miratoi planet për të shpenzuar miliarda dollarë për të përmirësuar kushtet për pakicën e saj arabe, e cila prej kohësh ankohet se ndjehet e margjinalizuar.

Qeveria tha se do të ndajë fonde për të ndihmuar disa sektorë, përfshirë strehimin, arsimin dhe punësimin, gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.