Botë

Era e fuqishme shemb kulmin e ndërtesës së Kremlinit

 

Era e fuqishme që po shkund Rusinë, ka dëmtuar edhe pjesë të ndërtesës së Kremlinit, rezidencës presidenciale ruse.

Zyrtarë të Moskës kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë brenda dhe të jenë të kujdesshëm kur të dalin në rrugë e të mos parkojnë vetura nën pemë.