Një raport hetimor në Brazil ka bërë thirrje për ngritjen e akuzave ndaj presidentit kundërthënës Jair Bolsonaro në lidhje me serinë e krimeve gjatë menaxhimit të pandemisë së koronavirusit.
Raporti është bërë pas gjashtë muajsh hetimesh në lidhje me skandalet dhe korrupsionin në qeveri. Presidenti Bolsonaro është akuzuar për dështim në kontrollimin e situatës me virusin, i cili ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 600 mijë brazilianëve.
Presidenti brazilian pritet që të përballet me nëntë akuza. Në draftin e parë të hetimeve është rekomanduar që presidenti të akuzohet për vrasje dhe gjenocid ndaj grupeve indogjene. Shteti pritet që t’i shmangë këto akuza dhe presidenti të përballet me akuzat për krime kundër njerëzimit, falsifikim të dokumenteve dhe nxitje të krimeve. Bolsonaro vazhdimisht ka kundërshtuar hetimet dhe i ka cilësuar si të motivuara politikisht. Ai nuk beson në ekzistencën e pandemisë dhe ka refuzuar izolimet, mbajtjen e maskave dhe vaksinimin. Në muajin mars ai i porositi brazilianët që të mos rënkojnë rreth Covid-19, vetëm një ditë pasi që shteti regjistroi numër rekord të lartë të vdekjeve nga pandemia.