Botë

Vazhdon të rrjedhë lavë nga vullkani në ishullin spanjoll

 

Vullkani në La Palma vazhdoi të rridhte lavë mëngjesin e së dielës, pasi tërmeti i dytë me magnitudë 4.5 tronditi ishullin spanjoll të premten. Shkencëtarët e kanë përshkruar lumin e shpërthyer të shkëmbit të shkrirë nga vullkani si “cunami të vërtetë prej lave”.

Dy tërmetet ishin më të fuqishmet që goditën La Palman, pjesë e Ishujve Kanarie në veriperëndim të Afrikës, që kur vullkani shpërtheu më 19 shtator, ka deklaruar Instituti Gjeografik Kombëtar i Spanjës.