Botë

14 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën

koronavirusi covid-19

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 14 të vdekur nga koronavirusi të shtunën, ndërsa nga 3.595 testime, 395 persona kanë rezultuar pozitivë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 245 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 183.027.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 196.762 raste pozitive me koronavirus dhe 6.922 të vdekur.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 6.813.