Botë

Tre të vdekur nga një tërmet në Bali të Indonezisë

Foto: AP
 

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Balit në Indonezi të shtunën, duke lënë të paktën tre persona të vdekur dhe shumë shtëpi të shkatërruara.

Tërmeti ka ndodhur pak para se të lindte dielli, duke shkaktuar kështu panik tek njerëzit, të cilët menjëherë vrapuan për të dalë nga vendbanimet. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi ishulli ka nisur të rihapet për turistët, pas mbylljes si pasojë e pandemisë.